Gushti, 1.5 milionë turistë

Edhe gjatë gushtit, është rritur ndjeshëm numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që hynë në territorin e vendit tonë gjatë sezonit turistik. Sipas statistikave gjatë muajit që lamë pas, në Shqipëri kanë hyrë rreth 1 milion e 450 mijë shtetas, ose 26.9 % më shumë krahasuar me muajin gusht të një viti më parë.

Ndërkohë në korrik në territorin shqiptar hynë rreth 1.5 milionë që po ashtu krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017-ës rezultoi me një rritje për 12.3 %. Në korrik Shqipërinë e vizituan 1 milion të huaj ku këtë vit vihet re një rritje e shtetasve polak që vijnë në vendin tonë, me një shifër prej 33 % më shumë krahasuar me 2017-ën.

Në total sipas statistikave të policisë, gjatë këtij sezoni turistik janë konstatuar në total 25% më shumë hyrje se në vitin 2017 të njerëzve, dhe rreth 15 % më shumë të mjeteve.

Po ashtu këtë vit u shtuan edhe disa linja të reja fluturimi me Charter për në Shqipëri. Bëhet fjalë për chartera me turistë të ardhur nga Danimarka, Suedia, Hungaria dhe Polonia.