City rikthehet te fitoret në Premier League, vendos goli i Walker (VIDEO)

Manchester City është rikthyer te fitorja në Premier League, duke mposhtur jo pa vështirësi 2-1 Newcastlen në “Etihad Stadium”.

Raheem Sterling kaloi në avantazh skuadrën e Guardiolës që në minutën e 8-të, por miqtë rikthyen baraspeshën në minutën e 30-të, me anë të Yedlin.

Goli i fitores për Manchester Cityn u shënua në minutën e 52-të, nga Kyle Walker, i cili shfrytëzoi një asist të bukur të Agueros për të dërguar topin në rrjetë. City deri më tani në kampionat ka arritur tre fitore dhe një barazim, duke grumbulluar 10 pikë.