Burg përjetë, planifikoi vrasjen e kryeministres

Një fanatik i ISIS, i cili planifikoi të shpërthejë një bombë në selinë e kryeministrisë britanike është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi u zbuluaq plan ii tij nga shërbimet sekrete.

Komploti i tij ishte ndër 13-të tillë që u neutralizuan nga shërbimet e sigurisë që nga sulmi ndaj parlamentit në mars të 2017. Naimur Zakarija Rahman, një 21-vjeçar nga Birmingami, por që jetonte në veri të Londrës, ishte duke ecur nëpër rrugët e kryeqytetit britanik, duke pasur me vetë një tenxhere me presion që ai mendonte se ishte bombe dhe një jelek me eksploziv në momentin kur u arrestua nga forcat e anti-terrorizmit, në nëntor të vitit të kaluar.

Gjatë procesit gjyqësor Rahman pranoj fajësinë edhe për përgatitjen e një video sponsorizuese të cilën ai e filmoi për një bashkëpunëtor të tij, i cili pretendohej se donte t’i bashkohej ISIS në Libi. Gjatë procesit gjyqësore gjykatësi i çështjes i tha të pandehurit se ”ai do të kishte kohë të bollshme në burg për të studiuar Kuranin”, duke shtuar se feja Islame ishte “fe e paqes”.