Marrëveshja Kosovë-Serbi, Hahn në darkë pune me Vuçiç

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn ndodhet sot në Serbi. Hahn ka publikuar një fotografi nga darka e punës që po mban aktualisht me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në Beograd.

“I lumtur që jam sërish në Beograd, në darkën e punës të organizuar nga presidenti Vuçiq para hapjes së urës Zezeli në Novi Sad nesër”, ka shkruar Hahn në Twitter.

Vizita e Hahn pritet me interes për shkak të përfshirjes së tij direkt në negociatat mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Vuçiç.

Edhe pse zyrtarisht qëllimi i takimit është për projektet e BE, tema e ndarjes së Kosovës është më e diskutuara jo vetëm në Ballkan, por edhe në politikën e lartë të BE.