Lideri i separatisëve pro-rusë në Ukrainë vritet gjatë një shpërthimi

Udhëheqësi i separatistëve pro-rusë në rajonin Donjeck në lindje të Ukrainës, Aleksander Zakharchenko, u vra të premten në një shpërthim në një kafene në pronësi të tij në Donjeck.
Vdekja e Aleksandër Zakharchenkos u njoftua nga agjencia lajmeve të rebelëve, DNR.

Ukrainas të dyshuar se qëndronin pas shpërthimit u arrestuan aty afër, njoftoi një burim sigurie.

Por ishte raportuar gjerësisht se Zakharchenko ishte në favor të Rusisë.

Autoritetet në “Republikën Popullore të Donetskut” kanë fajësuar  për vrasjet e mëparshme të udhëheqësve rebelë qeverinë e Ukrainës, e cila mohon çdo përfshirje.

Disa vëzhgues i kanë atribuuar vrasjet si formë për të ndërhyrë në mes të rebelëve, ose lëvizje e Moskës për të eliminuar krerët separatistë të papërshtatshëm.

Nga ana tjetër Moska e fajësoi Kievin për vrasjen.Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Kievi ka vendosur të angazhohet në një “luftë të përgjakshme”.

Që nga prilli i vitit 2014, më shumë se 10,300 njerëz janë vrarë në luftimet midis forcave të Kievit dhe separatistëve pro-rusë që kontrollojnë pjesë të rajoneve Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës.