Zyrtari i Federatës së Egjiptit i përgjigjet Salah: I kujtojmë që nëna e tij jeton …

Sulmuesi i Liverpool-it, Mohamed Salah i kërkoi ditën e djeshme Federatës Egjiptiane të Futbollit t’i jepnin siguri maksimale, që të mos shqetësohej nga njerëzit për t’u dhënë autografe. Nuk ka vonuar përgjigja e menjëhershme e Federatës, të cilët i kanë kujtuar lojtarit, se ai ende ka familjen atje.

Njëri nga zyrtarët ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”: Do doja që t’ia kujtoja Mohamed Salah se nëna e tij ende jeton në Egjipt. Ju jeni jashtë vendit dhe mund të bëni si të doni. Ata që duan, e kuptojnë këtë mesazh”.