Sulmoi ministrin, arrestohet 23-vjeçari shqiptar (VIDEO)

Pas 5 vitesh, Policia Greke ka vënë në pranga të riun nga Shqipëria, pasi sulmoi ministrin e sotëm të Mbrojtjes, Panos Kamenos.

Në vitin 2013, gjatë një marshimi në kujtim të viktimës së Agimit të Artë, Pavlos Fisas, shqiptari qëlloi politikanin grek dhe u largua me shpejtësi.

Një grup personash sulmuan eskortën e ministrit Kamenos, ku mbeti i vrarë edhe këngëtari grek Pavlos Fyssas.

23-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të personave që sulmuan ministrin Kamenos. Shqiptari e goditi me grushta Kamenos dhe i dëmtoi dhe makinën me armë të ftohta.