“O dielli i shqiptarëve”, Rama acarohet me talljet e komentuesve

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me disa komentues, pas publikimit të një video për rindërtimin e urës së Drojës në Lezhë.

Kjo pasi komentuesit e kanë ngacmuar, duke sjellë reagimin e tij.

Komentuesi: “Faleminderit Zoti Kryeministër për urat që po ndërton. Ne nuk jemi si disa shtete në Europë që i bien urat ne jemi shtet i fuqishëm, shtet që pret emigrantë. Rroga mesatare tek ne është 250 mijë lekë të vjetra dhe puna më e kërkuar është kamarier falë punës së palodhshme të Kryeministrit i kemi arrit këto stade jetese. Faleminderit o “dielli” shqiptarëve. Edhe kur u thua shqiptarëve që ata të parët vodhën dhe ne po lajmë borxhet e atyre prapë je i madh. Se nuk fute asnjë në burg nga ata që vodhën shtetin por thjesht fute disa hallexhinj që s’paguanin dot dritat. O Gjigand o i gjatë ✌✌”

Rama: “I dashur! Nuk me vjen keq per kete mesazh talles, po per faktin qe ti me siguri kujton se jo vetem ke te drejte, por edhe ke shkruar diçka vertete therese! Me vjen keq sepse se pari, nje pune e mire, e madhe apo e vogel, respektohet nuk perqeshet dhe kjo eshte nje pune e mire, do ti s’do ti!

Se dyti, rroga mesatare ne Shqiperi nuk eshte 250 mije leke, minimalja po dhe jo shume vite me pare ka qene 150 mije leke! Eshte pak? Patjeter qe eshte pak, madje shume pak, por ti duhet te mesosh se rrogat nuk rriten sipas nevojes po sipas mundesise dhe vendet nuk i zgjerojne mundesite e tyre sipas deshires, po me mundime te medha per vite, dekada e madje shekuj te tere!

Se treti, ti duhet te mesosh se ne sistemin ku jetojme, kryeministri nuk fut dot ne burg askend, sepse ai drejton pushtetin ekzekutiv, nderkohe qe pushteti gjyqesor nuk varet as nga kryeministri e as nga qeveria. Keto duken te thjeshta, po duhen mesuar, sic duhet mesuar edhe qe asnje hallexhi s’ka shkuar ne burg pse s’paguan dritat apo qe Reforma ne Drejtesi eshte pergjigja per hallin e zullumeve te pandeshkuara, por nuk behet sa hap e mbyll syte, e te tjera e te tjera…

Nuk po te lodh me shume se ne talljen tende ka edhe te tjera shprehje te mungeses se dijes e te informacionit, por nje gje besoma: Mund te lozesh me telefonin e te tallesh me ke te duash, edhe me mua, sa te duash, asnje problem, por kjo jo vetem nuk te ben me burre, me te mençur, me te afte, po perkundrazi, te pengon te behesh ndonjehere i atille. Qofsh mire e paç fat.

Komentuesi: Edi Rama flm per repliken por te gjithe e dime kush ka te drejte ne kte koment. Rinia gjithmone ka te drejte KM ✌”

Komentues tjetër : “Punimet i kam pa nga afer jane shume cilesore nuk ka shance te shembet me, por falenderojme fabriken qe po e ben me leket e veta dhe perfitojme dhe ne”.

Rama: “Pyetja nuk eshte asnjehere ne keto raste ku u gjeten leket per ta bere nje veper publike, po si organizohet e sa cilesore eshte puna ndertuese dhe ne kete drejtim (edhe ne kete rast), me lejo te te them qe Ministria e Infrastruktures dhe Energjise ka rol kyç, ne te mire e ne te keq! Shembuj per te keqen ke plot, per te miren do kesh gjithnje e me shume”.

Komentuesi sërish, “Je i vetmi kryeminister qe publikon punet qe behen me leket e popullit bravo ,shpresoj qe dronin ta kesh bler me leket e tua apo ja more hua Sales (dronin )?”

Rama: Rrofsh se me bere te buzeqesh. Kryeministrat nuk dallohen se kush i ben punet me leket e popullit dhe kush me leket e veta, po kush i ben mire e kush jo punet qe kudo ne bote behen me taksat e qytetareve! E dyta, kjo puna ketu per shembull, nuk eshte bere me leket e popullit, po me leket e nje kompanie ne ate zone, po pyetja ime eshte, cfare te shqeteson ty kur shikon pune te mira qe behen?! Dhe e fundit, vrite njecike me shume mendjen per dronin, se nuk i ke rene pikes.

Komentuesi, “Hahaha o z.kryeminister mua nuk me shqetson gje po thjesht dhash nje mendim dhe punet e mira nuk behen per se dyti e treti. Sa per dronin kemi plot ne perderisa ja çuam nje dhurat Serbise. Po nehse suksese ne jete e pune”.