Anija gjigante greke përfshihet nga flakët, mes pasagjerëve ka dhe shqiptar

Zjarri për pak ka shkaktuar një tragjedi tjetër në Greqi. Një traget grek me 875 persona në bord është përfshirë nga flakët, duke krijuar momente paniku.

Ngjarja ka ndodhur teksa anija sapo ishte larguar nga porti i Pireut, për në Hania të Kretës.

Mësohet se 140 nga personat në bord, janë anëtarë të ekuipazhit, ndërsa pjesa tjetër kanë qenë pasagjerë, mes tyre edhe shqiptarët.

Zjarri ra në pjesën e garazhit të tragetit “Elefterios Venizelos”, gjatë orëve të natës mes të martës dhe të mërkurës.

Ndërhyrja e menjëhershme e autoriteteve ka bërë evakuimin e të gjithë pasagjerëve, pa asnjë lëndim.

Në fotografi dhe në video, mund të shihni pamje nga trageti në tym.