Merr flakë apartamenti, vdesin tragjikisht 7 fëmijë dhe foshnja 3-muajshe

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen Little Village ku 8 fëmijë kanë humbur jetën tragjikisht pas një zjarri që përfshiu apartamentin ku ata jetonin.

Sipas raportimeve të mediave vendase, të gjitha viktimat janë nën moshën 16-vjeç dhe midis tyre është edhe një foshnje 3-muajshe. Të lënduar kanë mbetur dhe dy fëmijë të tjerë të cilët për fat të mirë shpëtuan, por janë në gjendje kritike për jetën.

Viktimat të cilat janë identifikuar nga anëtarët e familjes janë: Amayah Almaraz, tre muajshe; Alanni Ayala, 3 vjeç; Ariel Garcia, 5 vjeç; Gialanni Ayala, 5 vjeç; Giovanni Ayala, 10 vjeç; Xavier Contreras, 11 vjeç; Nathan Contreras, 13 vjeç; dhe Victor Mendoza, 16 vjeç.

Ramonita Reyes, gjyshja e një prej viktimave u shpreh:

Kjo është një tragjedi përtej çdo gjëje që kam menduar ndonjëherë në jetën time.”
Sipas dëshmive të të afërmve të viktimat, fëmijët ishin mbledhur të gjithë për të kaluar natën tek apartamenti i njërit prej tyre. Ata janë të gjithë prej të paktën dy familjesh.

Tragjedia mund të ishte thelluar më shumë nëse një nga fqinjët që kthehej nga puna rreth orës 04:00 të mëngjesit nuk do kishte parë tymin. Ajo njoftoi policinë menjëherë.

Ky është rasti më i rëndë i zjarrit që është regjistruar deri më tani në qytetin e Çikagos, SHBA.