Kryetari i Partisë republikane, Fatmir Mediu, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të senatorit amerikan, John McCain.
Në mesazhin e tij Mediu thekson se Amerika humbi një njeri të madh, ndërsa Shqipëria mikun e madh të sajin, i cili ka dhënë një kontribut të madh për vendin tonë.
Mesazhi i Mediut:
Të dashur miq!
U nda nga jeta një nga figurat më të shquara të politikës Amerikane, Senatori John McCain.
Senatori McCain ka qenë mbeshtetes kryesor i anëtarësimit të Shqiperisë në NATO dhe një mik i shqiptarëve.
Amerika humbi një politikan të madh. Të gjithë kemi humbur një luftetar dhe mbeshtetës të demokracisë.
Ngushellime për familjen dhe popullin Amerikan!
Sen McCain u prefsh në paqe!