Wanda: Icardi është zikaltër në zemër. Qau për Interin, por kur lindën vajzat jo

Bashkëshortja e Mauro Icardi-t, Wanda Nara, në një intervistë për “Gazzeta della Sport”, ka rrëfyer një detaj interesant për burrin e saj që ka të bëjë me ndjenjat e tij për Interin.

“Burri im është një ‘zikaltër’ në zemër, ai nuk qau kur lindën vajzat e tij, por për Interin po.”-tregon fillimisht Wanda, ndërsa më pas shton: “Dhe kur Lautaro Martinez erdhi në Milano, ai shkoi ta merrte dhe menjëherë u përpoq ta bënte të ndihej si në shtëpi.”

Këtë sezon modelja argjentinase do të jetë një komentatore për “Mediaset” dhe konfirmon se do të jetë e paanshme gjatë punës së saj: “Unë sigurisht që nuk do të kem asnjë problem që të kritikoj Mauron.”

Partnerja e Icardi-t vazhdon për të diskutuar thashethemet të cilat e ndjekin gjithmonë: “Ka shumë gënjeshtra që gjithmonë janë përhapur për mua, por as që më interesojnë. Përveç nëse ato shkaktojnë dëm, në të cilin rast duhet të ndërmerren veprime ligjore”.