SHBA shkurton fondet për Gazën – $200 mln më pak për palestinezët, me urdhër të Trump

Administrata amerikane e Donald Trump ka vendosur të shkurtojë plot 200 milionë dollarë ndihma ndaj palestinezëve të Rripit të Gazës, si pasojë e rishikimit të projektit në këtë rajon, deklaroi departamenti amerikan i shtetit së fundmi. Ky i fundit ka njoftuar edhe kongresin në lidhje me këtë ndryshim.

Këto para do të kanalizohen në projekte me prioritet më të madh, thuhet në njoftimin që administrata amerikane i ka çuar kongresit dhe gazetarëve. Lëvizja vjen me kërkesë të drejtpërdrejtë të Presidentit amerikan. Ky i fundit, sipas vetë departamentin amerikan të shtetit kërkon që paratë të shpenzohen më shumë  në interesin kombëtar të shteteve të bashkuara dhe në linjë me atë që kërkojnë taksapageuesit amerikanë.

I dërguari i SHBA-ve në Lindjen e Mesme ndërkohë, është pikërisht dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner. Organizata për lirimin e Palestinës ndërkohë e ka kritikuar menjëherë këtë vendim duke e cilësuar si një shantazh të lirë dhe të shëmtuar politik.