38 vjeçari nga Tirana vjedh 10 banesa në Himarë, i gjendet edhe kokainë në makinë

Autori i dhjetë vjedhjeve të banesave në zonën e Himarës në Vlorë ka përfunduar në prangat e policisë lokale.

Kristaq Andoni, 38 vjeç, banues në Tiranë, u arrestuar pasi duke nisur nga data 5 janar e këtij viti deri më 17 gusht, ka kryer vjedhjen e 10 banesave në Vuno dhe Himarë.

Në këto banesa të banuara dhe të pabanuara, janë vjedhur kryesisht vegla pune, shuma lekësh, bizhuteri, sende të ndryshme etj.

Gjithashtu në momentin e kapjes në flagrancë, gjatë kontrollit që është ushtruar në automjetin me të cilin ky shtetas udhëtonte të markës “Peugeot” me targa iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike prej 1.3 gramë, e dyshuar e llojit “kokainë”.

Deri më tani policia ka dokumentuar grabitjet si më poshtë:

1- Në datën 05.01.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

2- Në datën 20.03.2018 – vjedhja e baneses së shtetasit K.Ll.

3- Në datën 07.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases A.K.

4- Në datën 19.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetases V.B.

5- Në datën 25.06.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit K.P.

6- Në datën 28.06.2018 – vjedhje e banesës së shtetasit V.A.

7- Në datën 16.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetases Gj.B.

8- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit A.K.

9- Në datën 30.07.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit F.D.

10- Në datën 17.08.2018 – vjedhja e banesës së shtetasit P.B.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja”.