Rama bën gati hanxharin për prerje kokash ministrash në Vlorë

Edi Rama e ka ndarë mendjen se cilët do të palosë në shtator. Në takimin që do të mbahet në vilën qeveritare në Vlorë, ministrat në prani të kryetarit të kuvendit Gramoz Ruçi dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, do të paraqesin projektet e realizuara përgjatë një viti si dhe ato të mbetura pezull.

Pas kësaj takimet do të vazhdojnë me mbledhjen e Asamblesë të PS ku dhe kryeministri Rama do të bëjë të ditura ndryshimet. Takimi në Vlorë është formal, pasi emrat se kush ikën e kush vjen kryeministri i ka caktuar.