Trajneri i Barcelonës: Jam kurioz të shoh Realin pa Ronaldon!

Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, ka dhënë një intervistë për një revistë të klubit të tij. Në të ai bën një analizë të asaj që e pret në sezonin e ri, por dhe të zhvillimeve që do të ndodhin pas kalimit të Ronaldos nga Reali te Juventusi.

“Largimi i CR7-ës sinjalizon fundin e konkurrencës që gjithnjë ka ekzistuar mes Messi-t dhe Cristianos sepse deri më tani, ka qenë e pamundur që të flisje për një pa e përmendur tjetrin. Tani njerëzit po presin se çfarë do të ndodhë. Edhe unë ashtu jam. Veçanërisht jam i interesuar që të shikoj se dot ë ndikohet loja e Realit nga largimi i portugezit. Mbi të gjitha do të jetë interesante që të shikojmë se çfarë CR7 do të bëjë në një tjetër klub dhe çfarë impakti do të ketë ai në kampionatin italian dhe Ligën e Kampioneve”, deklaroi strategu i njohur.