Ibrahimoviç po falimenton!

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimoviç është duke kaluar një moment të keq në karrierën, por jo në aspektin sportiv.

36-vjeçari po përjeton një krizë në biznesin e tij personal.

Nga vendlindja e tij vjen lajmi se marka e veshjeve sportive “A-Z”, që sulmuesi krijoi në vitin 2016, bashkë me firmën norvegjeze “Varner”, nuk ekziston më.

Pas dy viteve me humbje të mëdha “Business Insider”, bën të ditur se prodhimtaria është mbyllur dhe firma ka shpallur falimentimin.

I gjithë ky biznes i dështuar i ka kushtuar Ibrës plot 20 milionë euro.

Kjo do të thotë se në 18 muajt e kontratës së i ka mbetur me LA Galaxy, që ka të ngjarë të jetë e fundit në karrierën e tij do të shkojnë për të mbuluar këtë “gropë”.