Stadiumi “Fadil Vokrri” nuk plotëson kushtet, shtyhet takimi i javës së parë të Superligës kosovare

Ndeshja që do të mbyllte javën e parë të Superligës së Kosovës, ajo mes Prishtinës dhe Gjilanit është shtyrë. Kjo pasi Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit nuk është e bindur me kushtet teknike të stadiumit kombëtar “Fadil Vokrri”.

Ndërkohë organi qeverisës i futbollit të Kosovës, FFK ka dhënë arsyetimin e shtyrës së kësaj ndeshjeje, pa e specifikuar mirë atë.

“Komisioni i Garave gjatë regjistrimit të ndeshjeve të javës së parë u informua nga KF “Prishtina” dhe MKRS se kjo ndeshje nuk mund të zhvillohet me arsyetimin se stadiumi “Fadil Vokrri” nuk është pranuar teknikisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”,-njofton FFK-ja.

Takimi mes Prishtinës dhe Gjilanit ishte programuar për tu zhvilluar sot, duke nisur nga ora 19:45.