Forbes zbulon listën e aktoreve më të paguara

Scarlett Johansson, është aktorja që ka fituar më shumë përgjatë këtij viti. Ajo kryeson renditjen e këtij viti me 40.5 milionë dollarë fitime deri më 1 qershor të vitit 2018.

Duke luajtur vejushën e zezë në filmat “Avengers Marvel”, i solli një rol fitimprurës bukuroshes, e cili katërfishon fitimet për dallim nga viti i kaluar.

Ajo do të kthehet në ekran për vazhdimin e katërt të filmit të lartcekur gjersa xhirimit do të fillojnë në 2019.

Në vendin e dytë është renditur Angelina Jolie, e cila gjatë periudhës qershor 2017-2018 ka shtuar pasurinë për 28 milionë dollarë. Jennifer Aniston përmbyll top treshen me rreth njëzet milionë dollarë të fituara brenda vitit.

Lista

Scarlett Johansson-40.5 milionë dollarë
Angelina Jolie-28 milionë dollarë
Jennifer Aniston-19.5 milionë dollarë
Jennifer Lawrence-18 milionë dollarë
Reese Witherspoon-16.5 milionë dollarë
Mila Kunis-16 milionë dollarë
Julia Roberts-13 milionë dollarë
Cate Blanchett-12.5 milionë dollarë
Melissa McCarthy-12 milionë dollarë
Gal Gadot-10 milionë dollarë