Kaos në ndeshjen Skënderbeu-Partizani, përleshen tifozët (VIDEO)

Ndeshja e parë e Superligës shqiptare mes Skënderbeut dhe Partizanit është shoqëruar me tensione mes tifozëve.

Tifozëria ka shkaktuar trazira gjatë ndeshjes, duke qëlluar me gurë tifozët korçare.

Pas minutës së 65-të të takimit që po zhvillohet në Korçë ka nisur incidentet mes dy tifozerive me gjyqtarin Eldorjan Hamiti që pas disa minutash vendosi të ndërpresë sfidën.

Forca të shumta policia ndërhynë për të ndarë tifozët. Tifozët e Partizanit kanë goditur ambulancën dhe zjarrfikësen ndërsa kanë zbritur në fushën e lojës duke kapërcyer kangjellat.

Ndërkohë Tifozët e Skënderbeut kanë kapërcyer rrethimin dhe vërshojnë drejt tribunës së të kuqve duke nisur një incident masiv.