Juventus rinovon me Pjanic, boshnjaku barazon pagën e Dybala-s

Miralem Pjanic do të vijojë që të luajë te Juventusi, madje me një kontratë shumë të më mirë financiare. Kampionët e Italisë kanë bërë një një goditje të rëndësishme në merkato, duke mbajtur mesfushorin boshnjak, i kërkuar me ngulm prej muajsh nga Reali i Madridit.

I konsideruar si truri i skuadrës torineze dhe një lojtar i paprekshëm nga trajneri Massimiliano Allegri, Pjaniç arriti akordin për të rinovuar deri në vitin 2022, me një përmirësim domethënës në aspektin ekonomik.

Futbollisti boshnjak do të kalojë nga 4.5 milionë në 7 milionë euro në sezon, një shifër që e vendos në hierarkinë e Juventusit në krah të argjentinasit Paulo Dybala. Para Pjaniç, në mënyrë të kuptueshme është vetëm Cristiano Ronaldo.