Agron Llakaj bëhet gjysh për herë të dytë, vjen në jetë Teos Llakaj

Aktori i humorit, Agron Llakaj, është bërë gjysh për herë të dytë, këtë herë me një nip. Këtë lajm të gëzueshëm, Llakaj e ka ndarë me ndjekësit e tij në facebook. ”Të dua sa qielli e sa toka. Sot po e rikëndoj duke të mbajtur ty në krahet e mi. Teos, i ëmbli dhe i miri i gjysh Gonit! Mirë se erdhe mes nesh bir, je i rrethuar me një mal dashurie! Zot! Faleminderit që na e zbukurove jetën”,-shkruan aktori i humorit për nipin e tij, të cilët emrin ja kanë vendosur Teos Llakaj.