Punoi deri në orën 2 pas mesnate, humb jetën i riu shqiptar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 22-vjeçar ka humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se 22-vjeçari, i cili punoi deri në orën 02:00 pas mesnate, ka humbur jetën në një aksident tragjik pasi po kthehej për në shtëpi.

Ngjarja është regjistruar në Fano, në afërsi të Ankonas.

Shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte lënë punën në restorantin ku shërbente si kamarier dhe po kthehej me motor.

Bëhet me dije se 22-vjeçari ka lënë gruan dhe një fëmijë 2-vjeç.