Talenti i Milanit transferohet te Sassuolo për 12 milionë euro

Talenti i Milanit, Locatelli, në sezonin e ri do të luajë me Sassuolon. Mesfushorin e ri të talentuar i kuqezinjve do të transferohet për 12 milionë euro plus bonuse.

Në garë për të kishte edhe skuadra të tjera të Seria A, po Sassuolo u tregua më e shpejt për të mbyllur marrëveshjen.

Më herët, Milan ka insistuar se do të pranonte të shiste kartonin e mesfushorit vetëm nëse në marrëveshje do të përfshihej edhe një klauzolë riblerjeje, por mediat italiane nuk kanë dhënë detaje.