Masakra me 8 të vrarë/Lajmi në Europë, SHBA dhe në Indi (FOTO LAJM)

Masakra me 8 të vrarë në Resulaj të Selenicës, është pasqyruar në mediat e huaja. Mediat si: NyTimes, Washington Post, Yahooo, i referohen Agjencisë së lajmeve Associated Press për 24-vjeçarin, Ridvan Zykaj që vrau fisin me tij. Ngjarja që është më e rënda që pas viteve 97, gjeti pasqyrim edhe tek mediat e Lindjes si: Kashmir, Xinhuanet, IndianExpress etj. Masakra e Vlorës ka zënë vend pothuajse në të gjitha mediat greke. “Vrau 8 anëtarë të fisit të tij”, shkruan shtypi helen.

”Policia shqiptare thotë se ka arrestuar një 24-vjeçar shqiptar të akuzuar për vrasjen e 8 të afërmve të tij për arsye të panjohura. Ridvan Zykaj u arrestua mëngjesin e së shtunës larg fshatit të tij, 90 km në jug të kryeqytetit, Tirana, ku një ditë më parë dyshohet se vrau xhaxhain e tij, gruan e xhaxhait dhe dy fëmijët, dhe anëtarë të tjerë të fisit. Policia gjeti gjithashtu armën Kallashnikov të përdorur në krim. Zykaj akuzohet për vrasjen e më shumë se dy personave, një akuzë që mund të rezultojë në burgim të përjetshëm”, shkruan sot media amerikane ”ABC News”.

”TgCom24”, shkruan se një familje është zhdukur me plumba kallashnikovi në një fshat të Vlorës. “Në Shqipëri 8 persona, të gjithë anëtarë të një familjeje, janë vrarë me kallashnikov nga kushëriri i tyre Ridvan Zykaj, 24 vjeç për motive ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Vlorës, rreth 120 kilometra në jug të Tiranës. Mes viktimave, xhaxhai i killerit dhe gruaja, dy djemtë dhe bashkëshortet, një djalë 6 vjeç dhe një vajzë 17 vjeçe. Vrasësi pas masakrës mori arratinë”, shkruan media italiane ”TgCom24”.

Zykaj u arrestua mëngjesin e sotëm në periferi të Selenicës. Ai u gjet i fshehur në disa shkurre dhe u dorëzua pa bërë rezistencë. Motiv i masakrës dyshohet të ketë qenë konflikti për pulat, sipas dëshmive të disa të afërmve të fisit Zykaj. 24-vjeçari akzuohet për vrasje në rrethana cilësuese të më shumë se dy personave.