Rihanna do të bëhet doktore shkencash

Rihanna shumë shpejt në biografinë e saj do të shtojë një tjetër titull. Superylli botëror do të pranojë titullin e nderit si doktor shkence nga UWI (University of West Indies). Riri do të nderohet në një ceremoni që do të mbahet më 20 tetor në Cave Hill Kampus që ndodhet në Barbados.

Si instituti më i madh i dijes në Karaibe, UËI u jep tituj të nderit liderëve në art, shkenca, e të tjera fusha, ashtu sikurse ata që kanë dhënë kontribut të madh regjional dhe ndërkombëtar. Riri do të marrë këtë titull përkrah Justice Adrian Dudley Saunders dhe profesor Ebenezer Oduru Owusu.

Ky nuk është titulli i parë akademik i Rihannas. Vitin e kaluar ajo mori titullin e Harvardit si “Humanitarja më e madhe e Vitit” për aktivitetin e saj filantropik me fondacionin e saj, “Clara Lionel”.

Këngëtarja 30 vjeçare raportohet se po punon në një album të zhanrit “dancehall” që eksploron rrënjët e saj nga Karaibet he ka mbi 500 këngë gati me bashkëpuntorë si R. City, Stephen McGregor, Kanium dhe Supa Dups.