Juventus tjetër blerje te Reali, Cr7 merr me vete dhe fizioterapistin

Juventus vijon të bëjë pazar te Real Madridi gjatë kësaj vere, duke nënshkruar jo vetëm me Cristiano Ronaldon, por edhe me Javier Santamaria, një fizioterapist, i cili kujdeset për të mbajtur futbollistët në formën e duhur.

Bardhezinjtë po kërkonin një komponent për të përfunduar stafin mjekësor dhe madje edhe në këshillën e Ronaldos kanë punësuar 46-vjeçarin, i cili gjatë 16 viteve të fundit ka punuar te Real Madrid. Në vitin 2014 CR7 gjithashtu e donte edhe në ekipin kombëtar.

Një kërkesë e veçantë e portugezit, i cili në fakt u përputh edhe me nevoja e stafit mjekësor të bardhezinjve, të cilët pranuan këshillën e Ronaldos për të rrëmbyer ish-fizioterapistin e madrilenëve. Ai ishte pjesë edhe e Portugalisë në Kupën e Botës në vitin 2014 për t’u kujdesur për Ronaldon dhe Pepe-n./Koha Jonë/