Rruga lahet në gjak, aksidenti me motor i merr jetën 20-vjeçarit në Kavajë

Pas atij në Bulqizë, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në Spille, Kavajë, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën.

Viktima udhëtonte me një motor, i cili ka dalë nga rruga, ku pasagjere kishte edhe një vajzë të re.

20-vjeçari me inicialet E.A ka ndërruar jetë pak minuta pas aksidentit, ndërsa vajza që e shoqëronte ndodhet në gjendje të rëndë nga plagët e marra.

Informacion paraprak

Më datë 02.08.2018, rreth orës 12:31, në fshatin Spille, mjeti tip motorr, me drejtues shtetasin E. A., dhe pasagjere shtetasen, V. I., ka dalë nga rruga dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë.

Si pasojë e përplasjes drejtuesi i motorrit, shtetasi E. A., ka ndërruar jetë në Spital, ndërsa pasagjerja, shtetasja V. I., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.