Luka Modric pothuajse ka zgjedhur Interin

Ideja e çmendur e Luka Modriç vijon që të bëjë tifozët  e Inter-it që të ëndërrojnë. Por si lindi ky sugjerim që ka frenuar tratativat për Arturo Vidal, që dukej plotësisht i veshur zikaltër?

E thjeshtë, një telefonatë nga bashkëshortja e mesfushorit kroat, Vanja Bosnic, e rritur në shkollën e Zdravko Mamic: “Dëshironi Modriç-in?”, ka qenë kjo pyetja e bashkëshortes. Inter-i nuk ka mundur të thotë jo. Më pas duhet që të arsyetojë për numrat: 10 milion euro në sezon deri në vitin 2020 i garantohen Luka-s nga Real-i, lojtarit 33-vjeçar, gjithnjë pa koston e kartonit.

Gjasat janë që kjo tratativë të jetë e vështirë për shkak të Fair Play-it Financiar, ku Inter tashmë duhet të mendojë formën e huazimit me të drejtë blerjeje në fund të sezonit. Është e qartë që me Real-in nuk do të jetë e lehtë që të bëhen tratativa, aq më tepër që në mes ka hyrë bashkëshortja e lojtarit, Bosnic. Në fund të fundit, edhe për CR7 operacioni nisi nga Jorge Mendes, me Marotta-n dhe ndërhyrjet që e bënë fakt të kryer më pas transferimin.

Ndërkohë, zikaltërit e kanë në të njëjtën kohë alternativën tjetër, Arturo Vidal, me agjentin Felicevich që ka vizituar aktualisht Milano-n. Ai ka mohuar hipotezën e vizitave mjekësore që u përfol se ishin fiksuar, ndërsa marrëveshja me Bayern Mynihun ende nuk është mbyllur. Me sa duket, së pari do të shihet pista e kroatit Luka Modric, për të cilën zikaltërit shpresojnë që të mos jetë veç një ëndërr e një nate vere.