Reperi shqiptar “kërcënon” në mes të intervistës: Do ta thyej kamerën!

Këngëtari i njohur Seven Saraçi këto ditë ka shijuar disa ditë të mira pushimi. Ai kishte zgjedhur bregdetin e Shqipërisë së bashku me miqtë e tij, për të kaluar disa ditë larg nga rutina e zakonshme.

E teksa po pushonte nën rrezet e diellit, një gazetare tentoi që ta intervistonte reperin.

Ai nuk e priti mirë vendimin e saj për ta marrë në intervistë dhe u revoltua, madje duke kërcënuar edhe kameramanin.

“Do ta thyej kamerën? Do ta thyej?” dëgjohet duke thënë në videon reperi nga Kosova.

Këtë video e cila është transmetuar edhe në TV, këngëtari Saraqi ka vendosur ta ndajë edhe me ndjekësit në InstaStory.

Duket se këngëtari ka qenë vërtet i pakënaqur nga situata e krijuar, gjë për të cilën ka paralajmëruar edhe masa ndëshkuese.