Bulqizë, e zë masivi i gurëve në galeri, plagoset rëndë një minator. Emri

Një minator është plagosur rëndë në minierën e Bulqizës. Mësohet se i plagosur ka mbetur shtetasi Ali Hoti, 43 vjeç.

Hoti po punonte në thellësinë 1600 metra kur u mbulua nga një masiv gurësh.

Minatori Ali Hoti është dërguar menjëherë në spitalin e Bulqizës, nga ku po merr dhe ndihmën mjekësore.