Pushime të lira? Zgjidhni muajin shtator

Zef Topuzi, kreu i shoqatës së hoteleri turizmit deklaron se vitet e fundit ka patur një tendencë në rritje të shqiptarëve, të cilët preferojnë të pushojnë në këtë periudhë. Nisur nga kjo, agjencitë kanë zgjatur paketat për shqiptarët që duan të udhëtojnë jashtë nga maji në tetor.

”Periudha e lëvizjes së shqiptarëve është shtrirë që nga maji deri në tetor. Sidomos pensionistët preferojnë këto lëvizje për paketet me cmime më të ulëta. Kjo e ndihmin turizmin”,-tha Topuzi.

Besnik Vathi, përfaqësuesi i shoqatës së operatorëve turistik shprehet se ulja e cmimeve është një prej arsyeve pse shqiptarët po preferojnë gjithmonë e më shumë shtatorin. Sipas tij nëse krahasojmë të njëjtat paketa me gushtin apo korrikun ulja arrin deri në 50%.

”Duke ofruar një sezon të gjerë nga maji deri në shtator ne kemi bërë që çmimet të jenë më të ulta. Bëhet fjalë për ulje dhe për zbritje të organizuara”.