Sot para “sëpatës” së Vettingut gjyqtari Shkëlzen Selimi

Ditën e sotme, përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit do të jetë gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi.

Ai bëhet kështu anëtari i shtatë i Gjykatës së Lartë që përballet me vetingun. Nga 9 anëtarë që ka tani kjo gjykatë, tre janë rikonfirmuar në detyrë, ndërsa tre të tjerë janë shkarkuar.

Kujtojmë se deri më tani janë rikonfirmuar Edmond Islamaj, Xhezair Zaganjori dhe Ardian Dvorani, ndërsa janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli. Seanca për Selimin do të zhvillohet në orën 11:00.

Trupa gjykuese përbëhet nga: Xhensila Pine, Etleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari. Shkëlzen Selimi ka një karrierë të gjatë në sistemin gjyqësor. Kujtojmë se ai u dekretua në shtatorin e vitit 2010 nga Presidenti i atëhershëm i Republikës, Bamir Topi.

Kandidatura e tij është kontestuar mjaft fort nga maxhoranca e djathtë në atë kohë, e cila e ankimoi deri në Gjykatën Kushtetuese. Megjithatë, në shtator të vitit 2011 Kuvendi e miratoi emërimin e Shkëlzen Selimit në Gjykatën e Lartë.