Pesha e individit ndikon në efektin e aspirinës

Sa i takon parandalimit të problemeve të caktuara shëndetësore, efekti i një aspirine në ditë varet edhe nga pesha trupore e personit që e konsumon.

Sipas dhjetë studimeve të përzgjedhura rastësisht, tregojnë se doza e aspirinës dhe kilogramët e personit ndikonin dukshëm në efikasitetin e ilaçit.

Si rezultat, një dozë ditore e aspirinës mes 75 dhe 100 miligramësh ul me 23% rrezikun nga vështirësitë kardiovaskulare te personat me peshë deri në 70 kilogramë.

Por ky efekt nuk arrihet te personat me peshë mbi 70 kilogramë. Për uljen e rrezikut të vështirësive kardiovaskulare, tek personat që kanë peshën më të lartë se 70 kilogramë nevojitet një dozë ditore mes 325 dhe 500 miligramësh.