Shkuan në plazh me djalin 4-vjeçar, prindërit tmerrohen në Vlorë

Në këto ditë të nxehta të gjithë njerëzit “turren” drejt plazheve duke kërkuar për pak qetësi por edhe për të marrë ca rreze dielli.

Mirëpo në vend të qetësisë në shumë plazhe gjen vetëm zhurmë dhe rrëmujë aq sa duhet të tregohesh shumë i kujdesshëm sidomos kur ke një fëmijë të vogël.

Kjo i ka ndodhur edhe një çifti në Vlorë, të cilët kishin shkuar me pushime së bashku me djalin e tyre 4-vjeçar.

Mirëpo i mituri u ka humbur nga sytë prindërve të tij të cilët të alarmuar kanë njoftuar policinë.

Për fat të mirë 4-vjeçari është gjetur në plazhin e vjetër të këtij qyteti, shumë pranë zonës ku kishte humbur.

Policia ka njoftuar ngjarjen:

Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë. Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.”