PS shtyn për në shtator Asamblenë, Balla kritikon ministrat e Ramës

Socialisti Taulant Balla ka mbledhur sot grupin parlamentar të PS-së. Mësohet se asambleja që pritet të organizohej në muajin korrik, është shtyrë për në shtator.

Gjithashtu mësohet se kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla ka kritikuar ministrat socialistë, për mungesat e tyre në seancat plenare. Në asamblenë e PS-së pritet të bëhej një analizë lidhur me bashkëqeverisjen si dhe të shikohej bilanci i këtij procesi.

Mësohet se kreu i grupit, Taulant Balla ka kritikuar ministrat e qeverisë Rama për mungesat në seancat plenare. Ndërkohë më herët ka qenë vetë kryeministri që ka paralajmëruar ndryshime në qeveri në shtator, gjithmonë në bazë të analizës dhe bilancit të turit të llogaridhënies.