Protesta për Teatrin Kombëtar, 1 minutë heshtje për Fadil Hasën e Ilia Terpinin

Në protestën e ditës së sotme kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, që zhvillohet çdo ditë në orën 19:00, u mbajt 1 minutë heshtje për aktorin e mirënjohur Fadil Hasa, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Qytetarë, aktivistë dhe aktorë dhuruan duartrokitje të gjata për aktorin i cili me humorin e tij ka bërë të qeshi një Shqipëri e tërë.

Nuk munguan homazhet dhe përkujtimet e interpretimeve të tij të cilat janë pëlqyer dhe vazhdojnë të pëlqehen ende sot.

Jo vetëm për Hasën por ditën e sotme u përkujtua edhe artisti Ilia Terpini, një nga personazhet më të rëndësishëm të historisë se kamerës e fotografisë shqiptare, i cili u nda nga jeta tre ditë më parë në moshën 82-vjeçare.