Mianmar, dhjetëra të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në një minierë. 45 të plagosur

Nga rrëshqitjet e dheut janë vrarë të paktën 15 persona në Mianmar, ndërkaq, 45 të tjerë kanë pësuar lëndime në një minierë në Hpakant, njoftojnë zyrtarët lokalë.

Minatorët ishin duke gërmuar për minerale të çmueshme, kur ka ndodhur rrëshqitja e dheut, që ka çuar në kolapsimin e një pjese të minerës, tha Kyaw Swar Aung, administrator në Hpakant, që gjendet në veri të vendit.

Ekipet e shpëtimit kanë ndërprerë operacionin e kërkim-shpëtimit, pasi 15 trupat e pajetë janë nxjerrë dhe 45 perosna të tjerë janë dërguar për trajtim në spita, raporton Reuters.

“E kemi ndërprerë operacionin e shpëtimit dhe do të vazhdojmë nesër të kërkojmë për të mbijetuar të tjerë”, tha Aung.

Në muajin maj, të paktën 14 minatorë humbën jetën në një ngjarje të ngjajshme në po të njëjtën zonë.

Më shumë se 100 persona kanë vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Hpakant, që prej vitit 2015.