SHBA, helikopteri përplaset mbi një banesë, një i vdekur, pamje të shtëpisë në flakë

Një helikopter është rrëzuar mbi një banesë të dielën në një zonë të banuar në Williamsburg, në Virxhinia.

Autoritetet kanë njoftuar se bëhet fjalë për një person të vdekur.

Aksidenti ka shkaktuar zjarr në shtëpi, ashtu siç tregojnë pamjet e xhiruara nga disa dëshmitarë. Policia nuk ka zbuluar ende identitetin e pilotit.