Çifti gjen unazat e martesës në shtëpinë e shkrumbuar

Një çift nga Kalifornia humbi shtëpinë pasi u përfshi nga flakët dhe kanë treguar momentin e vecantë kur burri gjeti unazat e martesës në vendin e shkrumbuar.

Ata kishin shpresë se do të gjenin unazat dhe kur Ishu Rao i zbuloi ato, u ul në gjunjë për ti kërkuar gruas së tij Laura të martohej përsëri me të.

“Ajo është gruaja më e bukur që kam njohur ndonjëherë, ajo është bashkimi në familjen tonë dhe unë adhuroj cdo pjesë të saj, kështu që unë do ta bëj fytyrën e saj të buzëqeshë “, tha ai.

Dhe natyrisht, Laura tha po.

Shtëpia e tyre në qarkun e Santa Barbara ishte një nga 13 të shkatërruarat nga Holiday Fire këtë fundjavë.

Zyrtarët kanë njoftuar se zjarri kishte përfshirë 85% të vendit.

Sipas CBS News, pak para se të shpërthente zjarri të premten në mbrëmje, çifti po përgatitej për shtrat. Laura kishte hequr unazat e saj të dasmës pasi e kishte zakon.