Protesta, Asqeriu: Tërhiquni nga drafti! Celoaliaj: S’ka tërmet që shemb Teatrin (Video)

Artistët dhe shoqëria civile po protestojnë para Parlamentit për të kundërshtuar pr.ligjin e Teatrit që parashikon shembjen e këtij objekti. Gjatë fjalës së aktori Bujar Asqeriu kërkoi që qeveria të tërhiqet nga ky pr.ligj.

“Ky kuvend të mendohet mirë pasi të mundohet për të kafshuar Teatrin, kulturën dhe historinë tonë. E përsërisim. Kini kujdes dhe mos luani me artistët se janë njerëzit më të nderuar të kombit. Nëse votoni këtë ligj do bëni një hap të gabuar. Dhëmbët tuaja nëse do i ngulen teatrit nuk do harrohen kurrë. Ndaj ju bëj thirrje mos e kafshoni teatrin”- tha Asqeriu.

Ndërkohë regjisori Alert Celoaliaj tha se nuk ka tërmet që shemb Teatrin Kombëtar.

“Dje e patë një zjarrfikëse në teatër pas tërmetit. Dua që të gjithë qytetarët e Tiranës të më thonë nëse ka pasur ndonjë zjarrfikëse tek maternitetit për të verifikuar dëmet por jo. Qëllimisht për të vazhduar farsën, zjarrfikësja erdhi për të verifikuar shembjet që ne me video i kemi bërë që në janar që i janë faturuar tërmetit të djeshëm por nuk ka tërmet që e shemb Teatrin Kombëtar dhe Teatrin Eksperimtal”- tha ai.