Berisha: Rama, një adoleshent i droguar që vetëm zhgarravit

Ish-kryeministri Sali Berisha,  ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës, duke e cilësuar edhe si një ”adoleshent të droguar”.

”Edvin Rama ka mbetur një adoleshent i droguar, që vetëm zhgarravit dhe nuk nxjerr asgjë në dritë”, tha ish-kryeministri Berisha.

Sipas tij, pas goditjes së marrë nga BE-ja, Rama tani kërkon të shembë Teatrin Kombëtar. ”Kjo që po ndodh është vjedhje, vjedhje dhe vetëm vjedhje”, tha ish-kryeministri Sali Berisha para gazetarëve.

Deklarata e Sali Berishës

Kur BE shtyu negociatat për në fund të 2019, ju garantoj deri në gjysmën e dytë të 2021, këtu do jemi, në vend të paraqitet sot në Kuvend një program, plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga KM paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, i TK, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja ndaj cdo gjëje, por vecanërisht në artin e kulturën, pasi vet i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar shkarravit gjithë jetën. Shqiptarët presin cdo bëjë kuvendi, pas goditjes së tmerrshme që morën, pas 13 kushteve, kjo lukuni mafiozësh ka vetëm një axhendë, të vjedhë cdo orë, e cdo ditë, kjo që ndodh me Teatër është vetëm vjedhje, me një procedurë të paimagjinueshëm. Fatin e tij e përcaktojnë artistet, artistet dhe vetëm artistët.