Dëme nga tërmeti në Kurbin, familja kalon natën në kasollen e bagëtive

Disa banesa kanë pësuar dëmtime serioze nga lëkundjet e tërmetit. Situata paraqitet mjaft problematike në disa shtëpi banimi në malësinë e Kurbinit, për rrjedhojë pasojat duket se janë  serioze. Faktet dhe provat janë dëshmi e qartë nga pasojat që sollën lëkundjet e tërmetit.

85 vjeçari Ndue Gega nga fshati Selitë në malësinë e Kurbinit tregon se dëmet në banesën e tij janë të mëdha. Ai tregon se duhet të qëndrojë në kasollen e bagëtive, pasi është e pamundur të qëndrojë më në shtëpinë e rrënuar nga dëmet e shkaktuara.

Të njëjtin fat ka dhe në banesën e Valentin Markut, nga të cilat dëmet janë të konsiderueshme. Banorët  apelojnë institucioneve për ndihmë nga kjo situatë e krijuar pas lëkundjeve të tërmetit.

Ahmet Zani