Ish-banori i Big Brother bëhet baba për herë të parë

Ai është një prej ish-banorëve të reality show Big Brother Albania, i cili spikati, pas lidhjes që krijoi me Ermela Mezuraj.

Por tashmë jeta e Ervin Sinjarit ka marrë një tjetër drejtim, ai është martuar, madje ditën e djeshme është bërë me fëmijë.

Pas martesës në muajin mars, partnerja e tij Eri, ka sjellë në jetë një vajzë.

Ka qenë Ervini, i cili i përfshirë nga emocionet ka publikuar fotografi në rrjetet sociale.

Në to ai ka zbuluar vogëlushen, e cila duket një bebe e shëndetshme dhe me shumë flokë.

Në njërën nga fotografitë ku shihet e shoqja me vajzën, ai shkruan, “Engjëj! Krenar dhe i bekuar, vajzat e mia”.