Horoskopi javor – Nga data 2 deri në 9 korrik, ja çfarë thonë yjet për ju

Lexoni jo vetëm shenjën tuaj, por dhe shenjën e Horoskopit që ka të bëjë me orën e lindjes suaj

Të dashur lexues ju uroj një muaj të mbarë! Korriku është një muaj i vështirë, pasi gjatë tij do të kemi dy eklipse që do të sjellin ndryshime në jetën tonë, por dhjetëditëshi i parë është relativisht i qetë dhe na jep mundësinë për t’u çlodhur dhe për të shijuar momente të bukura. Njëkohësisht nuk do të mungojnë çështje apo probleme, ndoshta dhe nga e kaluara, të cilat do të na preokupojnë, prandaj është e rëndësishme të përfitojmë nga shansi dhe favorizimi që na ofron kjo periudhë, veçanërisht në datat 5-6/7, për zgjidhjen e tyre. Në të njëjtën kohë, të jemi të kujdesshëm në mënyrën si do të shprehemi, çfarë do të themi, si do t’i kërkojmë ato që na interesojnë në datën 5/7 dhe të mbajmë një shportë të vogël ndaj fjalëve dhe premtimeve të mëdha në datën 10 të këtij muaji.

DASHI

Takime të këndshme me miq dhe njerëz të dashur, ndoshta dhe nga e kaluara, dhe njëkohësisht pajtim apo paqe në ambientin familjar do të keni gjatë kësaj periudhe. Mjaft diskutime do të keni në ambientin e punës, të këndshme apo intensive, me qëllim për të përmirësuar financat tuaja, të cilat në të vërtet do të njohin ngritje në këtë periudhë. Përveç kësaj ju jepet mundësia të zgjidhni apo të rregulloni çështje të pasurisë së patundshme që mund të keni lënë pezull deri tani. Së fundi, me Venusin dhe Merkurin në shenjën e Luanit vazhdoni të jetoni momente të bukura në jetën sentimentale.

Këshillë: Kujdes në mënyrën se si do t’i kërkoni gjërat dhe si do t’i shtroni çështjet për diskutim

DEMI

Nga njëra anë janë detyrimet familjare, të cilat rriten dhe mund të bëhen shkak për grindje dhe debate, dhe nga ana tjetër interesi juaj që është i përqendruar në biznesin apo fushën profesionale. Gjithashtu do të keni mundësinë të zgjidhni çështje që mund të vijnë nga e kaluara, pasi ditët ju favorizojnë veçanërisht juve të lindurit rreth datave 3-5/5, mjaft që ju të shfrytëzoni shanset që ju jepen. Kontakte dhe bashkëpunime të reja do të kontribuojnë në zhvillimin pozitiv të gjërave në fushën profesionale si dhe në përmirësimin e financave. Në sferën sentimentale java premton momente të këndshme dhe pse jo dhe një udhëtim me të dashurin apo të dashurën tuaj.

Këshillë: Financat tuaja kanë nevojë për një programim më të mirë këtë periudhë.

BINJAKËT

Gjatë kësaj periudhe jeni shumë të tensionuar dhe aktiv, veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e parë të shenjës, për të arritur ato që dëshironi në fushën profesionale dhe në atë financiare. Rishikimi i planeve, udhëtime biznesi për të gjetur bashkëpunëtorë apo klientë të rinj, kontakte apo bisedime me bashkëpunëtorë nga e kaluara apo të harruar, do të jenë vetëm disa nga veprimet që do të bëni me synim përmirësimin e financave. Njëkohësisht, jo vetëm puna dhe përpjekjet njihen, por dhe fati është me ju dhe ndihmon në përmirësimin e financave tuaja. Së fundi, vëmendje relative në veprime lidhur me çështje financiare duhet të tregojnë të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.

Këshillë: Kujdes se si do silleni dhe si do të shpreheni në 5/7.

GAFORRJA

Kjo periudhë është mjaft e favorshme për ju, veçanërisht për të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës (rreth datave 4-6/7). Fati është me ju dhe dashuria do t’ju dhurojë momente të bukura dhe të veçanta këtë javë dhe nuk përjashtohet mundësia të bëni një udhëtim apo të shkoni me pushime. Shfrytëzoni favorizimin që keni për rregullimin e çështjeve ekonomike që keni lënë pezull se mund të bëhen shkak për prishjen e psikologjisë suaj dhe njëkohësisht shmanguni shpenzimeve të tepruara. Megjithëse mund të keni mikroprobleme në financat tuaj, në përgjithësi do të thosha se pritet përmirësim dhe përparim në këtë fushë.

Këshillë: Lëreni mënjanë pasigurinë që mund të ndjeni apo që ju mundon dhe përfitoni nga shanset dhe favorizimi që keni në këtë periudhë.

LUANI

Ndjeni nevojën të jeni të izoluar apo të pushoni ndoshta dhe për pak, por detyrimet nuk do t’ju lejojnë. Çështje që kanë të bëjnë me bashkëpunëtorë dhe përgjegjësitë familjare do t’ju tensionojnë dhe do t’ju stresojnë duke ju detyruar të humbisni kontrollin për pak. Megjithatë përpjekjet tuaja do të japin rezultate dhe financat do të përmirësohen gjatë kësaj periudhe, ndërsa në fushën sentimentale një dashuri nga e kaluara do të rifitojë zemrën tuaj dhe për disa të tjerë dashuria do të gjendet në ambientin miqësor. Fati është me ju dhe shumë gjëra mund të ndodhin në të gjitha fushat.

Këshillë: Lini pak mënjanë biznesin dhe detyrimet profesionale dhe gjeni qetësinë tek njerëzit tuaj të dashur.

VIRGJËRESHA

Kjo periudhë favorizon planet profesionale si dhe zbatimin apo realizimin e tyre me bashkëpunime dhe propozime të reja për biznesin tuaj, duke e bërë këtë sektor akoma më interesant. Çështje të punës si dhe rutina e përditshme ju stresojnë me rrezikun e ndikimit në shëndetin tuaj, por në sajë të talentit në komunikim dhe në manovrim do të gjeni zgjidhje për ato që ju preokupojnë. Momente të bukura premton java dhe për jetën tuaj erotike, pa përjashtuar mundësinë e takimit me një person nga e kaluara.

Këshillë: Studioni me kujdes sugjerimet dhe bashkëpunimet profesionale që do t’ju ofrohen veçanërisht ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës.

PESHORJA

Perspektiva dhe mundësi të veçanta do të shfaqen gjatë kësaj periudhe për ju, të cilat do të ndihmojnë përmirësimin e financave tuaja. Disa prej jush do të shpërblehen me një punë më të mirë apo me ngritje në përgjegjësi dhe të tjerë me një bonus. Në çdo rast, ju do të dalloni dhe do të shkëlqeni në ambientin tuaj profesional. Përsa i përket jetës suaj sociale, me gjithë ritmet e shpejta, intensitetit që e karakterizojnë, me momente të bukura me miq dhe persona të dashur, nuk do të mungojnë tensionet dhe pengesat në marrëdhëniet tuaja. Madje të jeni të kujdesshëm në marrëdhëniet apo marrëveshjet ekonomike me miqtë.

Këshillë: Përfitoni nga mundësitë profesionale dhe financiare që ju ofron java.

AKREPI

E vërteta është se detyrimet profesionale janë të rritura dhe çështjet familjare ju shkaktojnë ankth dhe stres. Prandaj erdhi momenti t’i lini të gjitha mënjanë dhe të shkoni me pushime pasi në ditët në vijim çdo gjë do të gjejë zgjidhje. Për të gjithë ju, që nuk keni një mundësi të tillë, shfrytëzoni momentet për të kaluar sa më bukur me të dashurin apo të dashurën tuaj. Java është e favorshme për të gjitha fushat dhe fati është me ju, veçanërisht për ju të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës (rreth datave 5-7/11).

Këshillë: Shfrytëzoni shansin dhe favorizimin që ju jepet në fushën ku jeni më shumë të interesuar.

SHIGJETARI

Java ju ofron mundësinë të largoheni dhe të relaksoheni nga programi i ngjeshur dhe stresi financiar që keni përjetuar kohët e fundit. Mos u riktheni problemeve të së kaluarës pasi kjo mund të krijojë grindje dhe mosmarrëveshje në marrëdhëniet tuaja. Ndërsa ju që akoma ju preokupon një person nga e kaluara, jepini atij një shans të dytë dhe ringjallni marrëdhëniet duke bërë një udhëtim. Do të ketë ditë gjatë kësaj periudhe që do të ndjeni nevojën të rrini pak vetëm, të gjeni qetësinë brenda jush. Njëkohësisht do t’ju krijohen mundësi profesionale dhe financiare, të cilat mirë është t’i shfrytëzoni. Ndiqni dhe bëni atë që ju dëshironi.

Këshillë: Mbani shportë të vogël për premtimet e bashkëpunëtorëve dhe mos u besoni fjalëve të mëdha.

BRICJAPI

Detyrimet financiare apo probleme të ndryshme në fushën ekonomike, mund të jenë shkaku për uljen dhe ngritjen e anës suaj psikologjike, e cila nuk ju lejon të bëni një organizim të mirë të programit tuaj ditor. Këtë periudhë shansi është më ju, persona të dashur dhe bashkëpunëtorë do t’ju ndihmojnë në zgjidhjen e çështjeve financiare që ju preokupojnë. Në të njëjtën kohë ju me një mendim të thellë dhe të shpejtë do të gjeni zgjidhje për një organizim më të mirë të punës suaj, e cila do t’ju jap përfitime gjatë periudhës së ardhshme. Një dashuri e re mund të lind në ambientin profesional apo miqësor mjaft që ju të keni dëshirën ta shikoni.

Këshillë: Përfitoni nga favorizimi i javës dhe mos impononi me sjelljen tuaj.

UJORI

Situata e tensionuar apo grindjet me bashkëpunëtorët si dhe gabimet e së kaluarës do t’ju preokupojnë shumë, por do të kenë karakter produktiv pasi do të sjellin përmirësimin e biznesit dhe të financave tuaja. Jeta juaj e përditshme do të rrjedh këndshëm dhe njëkohësisht ju jepet mundësia të bëni bashkëpunime që do t’ju sjellin më shumë fitime, mos bëni shpenzime të tepërta dhe programoni me mirë financat. Pavarësisht nga ngarkesa juaj profesionale, do të gjeni kohë dhe për jetën sentimentale, e cila do të ketë të njëjtin favorizim gjatë kësaj periudhe me persona të rinj apo nga e kaluara.

Këshillë: Shmanguni ekzagjerimeve dhe optimizmit të tepruar.

PESHQIT

Jeta juaj e përditshme mund të jetë shumë e ngarkuar gjatë kësaj periudhe dhe si rezultat ankthi mund t’ju sjellë shqetësime në shëndet apo në gjumë. Nuk ka arsye shqetësimi, pasi në ditët që vijojnë gjërat do të marrin zgjidhjen e duhur dhe bashkëpunëtorët do të jenë pranë jush gati t’ju ndihmojnë. Lini pak mënjanë preokupimet, shijoni dhe gëzoni momentet e bukura me të dashurin apo të dashurën tuaj nëse jeni me pushime, në një udhëtim për arsye biznesi, apo të zhytur në rutinën e përditshme, kjo nuk ka rëndësi. Kryesisht të favorizuar do të jenë të lindurit në dhjetëditëshin e dytë të shenjës rreth datave 3-5/3.

Këshillë: Është momenti të shkoni me pushime. /revistawho/