
Kylian Mbappe është jo vetëm një nga talentet më premtues në Botë, por edhe një djalosh që e ka zemrën e artë. Sulmuesi i talentuar i PSG ka vendosur që t’i dhurojë të gjitha fitimet nga Kupa e Botës.
Për çdo ndeshje me kombëtaren, lojtarët francezë marrin 20 mijë euro. Mbappe mendon se ai nuk duhet të marrë para për të përfaqësuar vendin e tij. Kjo shumë jepet për bamirësi. Të tjerë futbollistë francezë mund të ndjekin shembullin e lojtarit. Kështu, shoku i ekipit, Umtiti ka shprehur gatishmërinë për të vepruar po kështu.
Futbollistët francezë deklaruan se 30% të fitimeve të Kupës së Botës do ta ndalin me stafin e kombëtares. Në rast të kalimit në finale, për të gjithë lojtarët e kombëtares franceze do të jepej një bonos prej 15 milionë eurosh. Në rast të kualfikimit deri në finale, çdo futbollist do të përfitonte nga 300 mijë euro.