5-vjeçarja u raportua e vdekur, policia del me njoftimin befasues: Vogëlushja është gjallë

5 vjeçarja që u aksidentua mëngjesin e sotëm në Fier u raportua fillimisht e vdekur, sipas njoftimit nga policia. Mirëpo përmes një njoftimi të dytë policia jep një lajm të mirë. 5 vjeçarja nuk ka ndërruar jetë. Ajo ka pësuar vdekje klinike dhe është mundur të sillet në jetë nga mjekët.

Njoftimi i policisë:

“Sqarim në lidhje me aksidentin e ndodhur në Kurjan:

Fillimisht vajza është paraqitur pa shenja jete në Spitalin Rajonal Fier, dhe dyshohet se ka pësuar vdekje klinike.

Pas ndërhyrjes së menjëherëshme të mjekëve të spitalit Fier, vajza ka shfaqur shenja jete.

Aktualisht është duke ju nënshtruar të gjitha ekzaminimeve duke mbajtur në mbikqyrje të vazhdueshme gjendjen e saj shëndetësore”.