U kap me 93 kg kokainë në makinë, arrestohet pas dy vitesh shqiptari në Itali

Karabinierët e Trentos në Itali, kanë arrestuar një shqiptar 44 vjeçar i cili në 2016 në makinë iu gjetën 93 kg kokainë.

Atëherë 44 vjeçari, i identifikuar me inicialet A.M udhëtonte në postin e pasagjerit u la i lirë ndërsa u mbajt në arrest shoferi i makinës.

Droga e sekuestruar kishte vlerën e 20 milionë eurove

Guardia di Financa ka vijuar hetimet duke mbledhur provat dhe duke arritur të bindë gjykatën e Bolzanos për të firmosur një urdhërarrest të ri ndaj shqiptarit.