Eliminimi i papritur, Gjermania do të paguajë hotelin deri në finale

Surprizat janë pjesë e futbollist, ndaj dhe ky sport cilësohet si një ndër më të bukurit në botë. Gjermania u eliminuan duke humbur 2-0 kundër Koresë së Jugut dhe duke përfunduar në vendin e fundit në një grup që e nisën si super të favorizuar.

Sigurisht ata ishin të bindur se do ta fitonin, dhe madje do të shkonin larg, në futboll asnjëherë nuk mund të flitet për siguri, dhe në këtë rast Gjermania është sjellë si një ekip arrogant.

Duke qenë të sigurt, Federata Gjermane e Futbollit kishte rezervuar hotelin deri në fund të Kupës së Botës. Ndaj dhe askush nuk e priste që do të bënin valixhet gati që pa grupeve, apo të bënin një plan për largim më të shpejt nga hoteli.

Rezultati? Gjermania do të duhet të paguajë koston e hotelit deri në datën që kishte dhënë si dita e nisjes, domethënë deri në fund të Kupës së Botës. /Koha Jonë/

Foto 5

Foto 15