Sportingu tallet keq me Mihajlovic, e shkarkon serbin 8 ditë pasi firmosi kontratën

Trajneri serb, Sinisa Mihajlovic po përjeton një moment aspak pozitiv. Para 8 ditësh, ai firmosi në Portugali me Sportingun e Lisbonës një kontratë 3-vjeçare, ku do përfitonte 2 milionë euro në sezon.

Gjithsesi sot ai ka marrë një  lajm të  papritur nga Portugalia. Mihajloviç është pushuar nga puna. Gazeta portugeze shkruan se klubi ka vendosur ta largojë serbin e prezantuar para pak ditësh.

Klubi shpreson të përfitojë nga fakti që trajneri është brenda periudhës 15-ditore ku parashikohet prishja e kontratës së punës dhe kështu nuk do ketë detyrime ndaj tij.